Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka sjellë porosinë e bashkëpunimit në rajon gjatë një vizite në Serbi. Gjatë takimeve me homologen Maja Gojkovic, ka theksuar se Maqedonia mbështet dialogun me Kosovën dhe afrimin e marrëdhënieve të Shkupit me Beogradin. Kjo vizitë ka zgjuar një interesim të madh të mediave serbe.

“Unë e mbështesë Republikën e Serbisë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën pasi vetëm me një dialog të hapur mund të zgjidhen problemet dhe Serbia me një politikë pozitive mund të ndikoj në ruajtjen e stabilitetit në rajon”.

Gojkoviç e ka vlerësuar bashkëpunimin rajonal duke kërkuar politika të përbashkëta në interesat e politikës së jashtme dhe ka premtuar ndihmë për Maqedoninë në procesin e dialogut integrues për BE-në.

“Bashkimi Evropian na ka dhënë sinjale për politikën e zgjërimit pas samitit të Sofjes dhe ne edhe me takimin e sotëm kemi çuar mesazh të bashkëpunimit për të nisur zbatimin e politikave të reja”. 

Shkupi dhe Beogradi kanë patur marrëdhënie të këqija për shkak të mbështetjes për UNESCO-në dhe më pas për shkak të incidenteve në kuvend dhe tërheqjen e gjithë ambasadës serbe.

Tv Klan