Burgeri ziNëse kishit menduar se pamja e jashtme nuk ka rëndësi, ky Burger do t’ju bëjë të ndryshoni ide.

Burger King në Japoni, sjell “Kuro Burger”, hamburgerin me panine të zezë të bërë nga qymyri i bambusë, me salcë të lyer me bojë të zezë, biftek të bërë me piper të zi, djathë të zi, të bërë gjithashtu nga qymyri i bambusë.

Gjigandi Burger King e nisi fillimisht me Burgerin/paninen e zezë në 2012, por djathi me ngjyrë të zezë, kjo duket se do të jetë dhe risia e radhës.

Kjo panine e veçantë do të shitet për një kohë të limituar në Japoni.

Ajo vjen me dy versione, burgeri zi (i thjeshtë) si dhe ai diamant, që cila ka brenda të gjithë përbërësit.

Deri më tani, sipas një njoftimi për mediat nga ana e Burger King, kjo panine është pritur shumë mirë nga klientët e tyre, që përveç pamjes duket se është edhe mjaft i shijshëm.

E. Kalaja