Tara 1Aktorja amerikane Tara Reid ka shokuar fansat me trupin e saj e veshur me bikini, teksa po pushon në Miami.

Fotografët e pranishëm në plazh kanë fokusuar disa momente të pushimeve të aktores dhe i kanë publikuar imazhet shokuese të pamjes së saj, të pa përpunuara në Photoshop.

Të menjëhershme kanë qenë komentet e fansave në rrjetet sociale, të cilët shkruajnë se janë të shqetësuar për shëndetin e 39-vjeçares, e cila nuk duket në formë të mirë.

Nga ana tjetër, vetë ylli i “American Pie” publikon foto në Instagram, ku shprehet se ditët e saj të pushimeve në Miami, janë si në parajsë.

tvklan.al