Lazio humbi me Torinon jo vetëm ndeshjen, por edhe mundësinë për të hedhur një hap përpara pas ndalesës së Romës. Ndeshja në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 3 – 1 në favor të ekipit torinez me lacialët që mbetën  më 10 futbollistë në fushë në fund të pjesës së parë. Imobbile u ndëshkua me karton të kuq me ndihmën e VAR, por jo në momentin e penalltisë.

Vëzhguesit pikasën një përplasje të sulmuesit me një nga lojtarët e Torinos. Për drejtorin sportiv të Lacios ky është skandal. “Lazio është dëmtuar. Ishte një skandal. Kishte një prekje të topit me dorë brenda në zonë, por teknologjia u përdor vetëm për lojtarin tonë” – tha Igli Tare pas ndeshjes.

Sipas drejtorit sportiv, Lazio duhet të respektohet, pasi ka arritur gjithçka me meritë. Pas 15 ndeshjesh të zhvilluara Lazio renditet në vendin e pestë dhe synon zonën Champions.

Tv Klan