Akuzave të ngritura nga opozita, se tarifa e vendosur për kalimin në Rrugën e Kombit, prej 5 euro është më e lartë sesa ajo e propozuar nga konsuletët, Ministria e Transporteve është përgjigjur duke e pranuar një fakt të tillë. Por e mbron me faktin se shuma është vendosur bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC” që është pjesë e Grupit të Bankës Botërore.

Arber Hitaj

“Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSH, pra 63 euro cent për kilometër, me qenë se rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot – Morinë është miratuar në Korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot – Morinë është vetëm 3.7% më e lartë se sa sugjerimi i Egnatia Odos, me një rritje të pakonsiderueshme dhe e konfirmuar nga konsulenti “IFC”.  Konsulenti Egnatia Odos, financuar nga BERZH, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSH, dokumenti është prodhuar dhe miratuar në Dhjetor 2015, ndërsa procesi i tenderimit kishte filluar tashmë.”

Tarifa prej 5 euro do të jetë për mjetet e vogla, ndërsa për kategoritë e tjera të automjeteve ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë tarifa.

Sipas procedurave, në Tetor qeveria pritet të nënshkruajë marrëveshjen për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit dhe më pas brenda 6 muajve nis vjelja e taksës.

Ministria e Transporteve sqaroi se përzgjedhja e kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, për të marë me koncesion për 30 vjet autostradën Milot – Morinë është bërë për shkak se investimi i saj në vazhdimësi për mirëmbajtje dhe operim të rrugës ishte rreth 110 milionë euro më shumë se ofertuesi tjetër.

Tv Klan