TarkaniiKëngëtari i njohur turk, Tarkan është përfshirë në një aksident automobilistik teksa ndodhej në makinë me të dashurën e tij.

Tarkan teksa ka vënë re se po ndiqej nga paparacët, ka shtuar shpëjtësinë e makinës për t’u shpëtuar aparatit të tyre.

Por kjo arratisje nga aparati fotografik ka bërë që ai të goditet nga një tjetër automjet, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Edhe pas aksidentit këngëtari ka nxituar që të largohet sa më shpejt nga vendi i ngjarjes vetëm sepse nuk dëshironte që të fotografohej krah të dashurës.

M. Sejdini