Përbërësit:

520 gr miell

500 gr qershi

220 gr gjalp

80 gr sheqer

Pak kripë

1 limon

Përgatitja:

Bashkojmë në një mikser, miellin, 20 gr sheqer dhe gjalpin. Shtojmë pak kripë dhe shumë pak ujë të ftohtë. (1 lugë) Pasi lidhet brumi e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.

Qershive iu heqim bërthamat, i shtojmë sheqerin e mbetur dhe lëngun e limonit. Dhe i përziejmë.

Në një formë për kek shtrojmë brumin dhe e mbushim me qershitë, më pas vendosim dhe një shtresë brumë dhe mund të bëjmë disa dekoracione.  E fusim në furrë për 50-60 minuta, me temperaturë 180 gradë./tvklan.al