Task Forca e Policisë Rrugore Tiranë ka vijuar punën për të rritur sigurinë rrugore dhe për të ndëshkuar kundravajtësit. Gjatë 48 orëve të fundit, në bashkëpunim me Policinë Rrugore Vendore, mbështetur nga F.N.Sh Shkodër dhe Patrullat e Përgjithshme, ajo ka operuar në Burrel, Klos, Bulqizë, Gjoricë, Maqellarë e Peshkopi.

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar në flagrancë  4 shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, është proçeduar penalisht 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë blloluar 5 automjete për mungesë dokumentacioni.

Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi dhe 28 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Peshkopi.

Në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme Burrel, Bulqizë, Peshkopi dhe F.N.Sh. Shkodër, u kontrolluan automjete dhe dhjetra persona për armbajtie pa leje apo për lëndë narkotike.

Në njësinë administrative Gjoricë, gjatë kontrollit të furgonave që transportojnë pasagjerë për në fshatrat e kësaj njësie, u bllokua një furgon pa dokumenta dhe u pezulluan 2  leje drejtimi dy drejtueseve të furgonave, që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit./tvklan.al