Të gjitha bizneset të cilat do të çertifikojnë deklaratat tatimore në një nga 10 kompanitë prestigjoze të auditimit financiar të publikuar nga Ministria e Financave, do të kenë kontrolle më të rralla nga ana e inspektoprëve të tatimeve.

Në një intervistë për Televizionin Klan, nëndrejtori i Tatimeve shpjegon formulën se si do të llogaritet koefiçenti i riskut, nëse deklaratat plotësohen nga këto firma. Xhavit Curri sqaron se këtë praktikë mund ta zgjedhin të gjithë sipërmarrësit, pa përjashtim, përfshirë dhe biznesin e vogël.

Nëse kompania që çertifikon deklaratën kapet në gabim, ose dyshohet për evazion, ajo së bashku me biznesin gjobitet me 50 për qind të vlerës së detyrimit tatimor të fshehur.

/Tv Klan