-Tatto

Një propozim i ri ka ardhur nga Kandaja, ku thuhet se merr fund fshirja e tatuazheve me lazer. Ky propozim ka ardhur nga Alec Falkenham, student 27 – vjeçar i dekoruar nga Dalhousie University di Halifax në Kanada. Ai sugjeron se heqja e tatuazheve të padëshirueshme mund të kryhet me anë të një kremi, i cili nuk dëmton absolutisht lëkurën.

Risia e këtij propozimi ka të bëjë edhe me mos prishjen e pigmentit të lëkurës, pasi thuhet se fshirja me tatuazh dëmton dhe nyjet limfatike, duke sjell më tej dhe prishje të pigmentit.

Ndryshe nga metoda e heqjes së tatuazheve me përdorimin e lazerit, e cila bën djegie të lëkurës, hap plagë etj, metoda e re e fshirjes me krem është krejtësisht pa efekte anësore.

Përdorimi i kremit bën të mundur zhdukjen fjalë për fjalë të tatuazhit, por ende nuk konfirmohet se sa herë duhet të përdoret kremi për të arritur deri në pastrimin përfundimtar të tij. Sipas 27 – vjeçarit tatuazhet që janë të moshës 2 vjeç me anë të përdorimit të kremit merr rezultatet më të mira të mundshme. Ky proces nuk shkakton asnjë inflamacion në lëkurë.

Në të kalurën ishte propozuar përdorimi i një kremi për të fshirë tatuazhet, por kjo do të bëhej e mundur vetëm me anë të injeksioneve ndërsa sot bëhet fjalë vetëm për përdorim të kremit mbi lëkurë.

tvklan.al