Granit1

Kundërshtarë në Europian, por së bashku në ekipin e klubit. Kështu mund të ndodhë me Taulant Xhakën dhe vëllanë e tij, Granitin, që mund të luajnë në të njëjtën skuadër, tek Borusia e Mynshengladbahut në Bundesligë.

Mediat gjermane dhe ato zvicerane shkruajnë se trajneri i Gladbahut, Andre Shubert, e pëlqen 24-vjeçarin e kombëtares shqiptare për cilësitë e tij teknike, por sidomos për karakterin e tij tepër luftarak.

Gjithashtu, ai është i detyruar të përforcohet për shkak edhe të dëmtimit të lojtarit që mbulonte krahun e djathtë të fushës, Toni Jançkes.

Nuk dihet sesa mund të kushtojë kartoni i lojtarit të krahut të Bazelit, dhe po ashtu Gladbahu duhet të zgjedhë, pasi lista e trajnerit Shubert përmban edhe emra të tjerë.

Graniti 23-vjeçar dhe Taulanti një vit më i madh, kanë luajtur së bashku tek Bazeli në periudhën 2010-2012, përpara sesa vëllai i vogël të bashkohej me Gladbahun në Gjermani për rreth 9 milionë euro.

Ai kërkohet nga klube të mëdhenj europianë si Bajerni, Juventusi, Liverpuli apo Napoli, veçse sipas mediave gjermane, dëshiron të luajë sërish së bashku me të vëllanë, ndaj edhe nuk pritet të largohet nga skuadra këtë verë.

Tv Klan