Taulant Xhaka nuk njihet për shënues, por mesfushori i Kombëtares është një ndihmë për shokët e tij te Baseli.

Shqiptari dha një korsim të përkyer për Mikael Lang, i cili realizoi golin e parë në fitoren 3 – 0, në fushën e Tunit.

Ky është asistimi i dytë i Taulant Xhakës në këtë sezon të Superligës së Zvicrës. Ai është i vetmi shqiptar i mbetur te Baseli, që kryeson renditjen me 18 pikë pas 6 javësh kampionat.

Tv Klan