West Ham po përgatit një ofertë prej 4 milionë paundësh për futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka. Ekipi anglez e kërkon ta afrojë që në merkaton e Janarit.

Klubi londinez ka marë informacione mbi vëllain e mesfushorit të Arsenal, Granitit dhe ka parë mundësinë e largimit të tij nga Bazeli.

Vlera e katonit të Taulantit në tregun e futbollit është afërsisht 4 milionë euro, por britanikët mund të shpenzojnë pak më shumë për prishje të kontratës së tij me ekipin zviceran para kohe. Taulant Xhaka është nën kontratë deri ne 2021.

Më herët mesfushori me tipare mbrojtëse ka tërhequr vëmendjen edhe të Valencias.

Me gjasë, traineri kroat i West Ham, Slaven Bilic është personi që po këmbëngul më së shumti për Taulant Xhakën dhe klubi pritet ta bëjë zyrtare ofertën prej 4 milionë paundësh.

Tv Klan