Mbrëmja e djeshme e Champions League regjistroi edhe një gol shqiptar. Në fakt jo të një ekipi por të mesfushorit të kombëtares Taulant Xhaka që luan me Baselin. 26-vjeçari mori një top në mesfushë dhe goditi nga jashtë zone duke gjetur cepin e portës së Akinfeev. Basel e fitoi ndeshjen 2-0. Më herët Qarabag i Ansi Agollit, barazoi 0-0 me Atletico Madrid.

Dramatike ishte në Stamford Birdge, aty ku u shënuan 6 gola. Chelsea dhe Roma u ndanë në barazim 3-3. Supergola të shënuar nga të dy kampet por më i vecanti mbetet ai i Edin Dzeko që goditi në ajër.

Juventus vuajti me Sportingun e Lizbonës teksa golin e fitores e gjeti në minutën e 84 me Mandzukic.

Barcelona fitoi 3-1 me Olympiacos, ndërsa Manchester United 1-0 me Benfica.

Për PSG ishte e lehtë me Anderlecht teksa fitoi në fushë belgë 4-0. Mbappe, Cavani, neymar dhe Di Maria janë shënuesit.

Edhe bayern Munchen fitoi pa vështirësi me Celtic 3-0.

Tv Klan