Taylor-Swift-Calvin-Harris-Main

Taylor dhe Calvin kanë vetëm disa muaj që e kanë bërë publike lidhjen e tyre, por dashuria për njëri – tjetrin duket qartazi.

Çifti është takuar sëbashku në muajin Shkurt dhe më vonë përgjatë muajit Prill ata vendosën të tregonin mbi marrëdhënien e tyre.

Sipas revistës Reveal, çifti në fjalë ka diskutuar së fundmi për plane rreth martesës. Një burim ka bërë me dije se Taylor dëshiron të realizojë një dasmë madhështore në shtëpi, por nga ana tjetër ajo thotë se është shumë e dashuruar me Skocinë dhe do zgjidhte vendin e saj.

Gjithashtu ata kanë biseduar me njëri – tjetrin edhe për muajin e mjaltit. Çifti preferon të marrë një furgon dhe të shëtisë në Evropë ose në Amerikën e Veriut.

tvklan.al