Farmacia Tahirit4 të arrestuarit për aktet terroriste për ngjarjet e 10 shkurtit në kryeqytet nuk kanë pranuar asgjë në polici.

Në prani të avokatëve mbrojtës, në ambientet e Drejtorisë së Policisë, Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Ergest Gjuta dhe Erjon Dule nuk kanë pranuar akuzat e Prokurorisë.

Ata janë pyetur veçmas nga njëri – tjetri, por kanë mohuar implikimin në ngjarjet e orëve të para të mëngjesit të datës 10 shkurt. Mësohet se të 4 të dyshuarit kanë dhënë versionet e tyre për vendndodhjen në kohën e ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet.

Por burime nga Prokuroria për Krime të Rënda thanë se me ndihmën e kompanive telefonike janë siguruar të gjitha lëvizjet e 4 të arrestuarve dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim mëngjesin e datës 10 shkurt.

Sipas këtyre të dhënave, hetuesit dyshojnë se ka qenë Lumjan Matmuja që ka vendosur lëndën plasëse ne farmacine e Bashkim Tahirit. Të dyshuarit Kamber Bruka dhe Erjon Dule mendohet se kanë vezhguar rrugët nga ka kaluar me biçikletë Matmuja për vendosjen e eksplozivëve.

I dyshuari Ernest Gjuta dyshohet se ka siguruar kartat e telefonit dhe aparatët celularë nëpërmjet, Emirjon Gjutës. Ndërsa personi i shpallur në kërkim Baftjar Bruka, sipas Prokurorisë dyshohet se ka siguruar lëndën plasëse dhe montimin e tyre, të cilat janë aktivizuar nga Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim si organizator i këtyre akteve terroriste.

Tv Klan