Bayern i beson lojtarëve aktualë edhe pse ky sezon nuk mund të quhet i suksesshëm. Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë si synim mbetet vetëm kampionati dhe drejtuesit e klubit gjerman po punojnë për kontratat.

Kingsley Coman dhe Thiago Alcantara do të jenë pjesë e bavarezëve edhe për disa sezone. Coman firmosi një marrëveshje deri në 2020 pas përfundimit të periudhës së huazimit nga Juventus. Trajner i Carlo Ancelotti beson te 20-vjeçari, i cili është aktivizuar në 23 takime këtë sezon. Thiago i cili u afrua nga Barcelona në 2013 rinovoi përsëri kontratën. Marrëveshja e re me mesfushorin 26-vjeçar është zgjatur deri në 2021. Spanjolli është një titullar i padiskueshëm te Bayern.

Tv Klan