Ushqimi nuk është vetëm për t’u ngrënë. Një i ri, i quajtur Nathan Wyburn e ka përdorur ushqimin për të krijuar portretet e disa njerëzve të famshëm.

Ai është shprehur se ushqimi mund të përdoret edhe për të krijuar.

hilary

Nathan u bë i famshëm pas daljes publike në “Britain ’s  got talent” pasi bëri një portret duke përdorur tost dhe marmalatë.

adele

Ai ndërtoi së fundmi një portret të Justin Bieber duke përdorur 13 petulla, për të cilin ju desh rreth 3 orë për ta krijuar.

mister bean

Portreti i këngëtares Adele është krijuar duke përdorur djath Philadelphia, ndërsa portretin e Mister Bean e ka krijuar me fasule.

piza

Nathan e vizatoi  kandidaten për presidente Hilary Clinton duke përdorur manaferra të shtypura./tvklan.al