Në shtrat me të brendshme të kuqe dhe me makarona pikante. Këtë mënyrë të veçantë ka zgjedhur modelja e famshme amerikane Emily Ratajkowski për tu prezantuar në kalendarin e Krishtlindjes të revistës britanike të modës “LOVE”.

Modelja 26 vjeçare u shfaq në ditën e tretë të sezonit 7-të dhe të përvitshëm të shkrepjes së fotove për kalendarin festiv.

Qëllimi i këtij eventi, përveç se të prezantojë konceptet më të reja të të brendshmeve për femra, është edhe të promovojë dhe të fuqizojë imazhin e saj, duke i fotografuar ato teksa kryejnë ushtrime fizike. Por në vend të këtyre ushtrimeve, modelja Ratajkowski përzgjodhi karbohidratet, në këtë rast makaronat me salcë pikante dhe verë për të pritur miqtë e Krishtlindjes.

Kalendari i këtij viti përfshin edhe modele të tjera të njohura si Gigi e Bella Hadid, Karlie Kloss e Ashley Graham që hapi eventin e këtij viti.

/Tv Klan