Të dehur dhe në timon. Por përveç kësaj sulmojnë dhe efektivët e policisë rrugore. Policia e Fierit thotë se ka arrestuar tre persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Arben Fejzo, 49 vjeç, u ndalua pasi ka kundërshtuar policët e policisë rrugore të cilët e ndaluan për një kontroll. Ai drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 545 MU dhe u ndalua në hyrje të qytetit Fierit.

Emiljan Troka, 29 vjeç, u ndalua në aksin rrugor Fier-Tiranë, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. I riu është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip “Damlier Chrysler”, me targa AA 031 MI, nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë Erjon Bubullima, 25 vjeç, është ndaluar duke drejtuar automjetin tip “Honda”, me targa AN 548, nën ndikimin e alkoolit./tvklan.al