10 milionë lekë të reja do të përfitojë çdo person që do të japë informacione të vlefshme për identifikimin e autorëve të vrajses së ish – Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Rritja e shumës nga 3 milion lekë që ishte vendosur fillimisht është kryer paralelisht me veprimet hetimore të policisë. Një prej pistave më kryesore që po vlerësohet aktualisht është ajo e një konflikti që mund të ketë lindur gjatë kohës që Cuku, kryente funksionin e kreut të Policisë së Vlorës.

Disa prej dosjeve të rëndësishme të kësaj kohe janë duke u verifikuar nga grupi hetimor. Po ashtu po vlerësohen edhe pistat e konflikteve që Cuku mund të ketë pasur për shkak të biznesit të tij, pas largimit nga policia.

Për momentin hetuesit duket se kanë lënë jashtë fokusit të tyre përkohësisht pistën e hakmarrjes.

Tv Klan