Do të jetë ndoshta ndeshja më e rëndësishme e fazës së tretë të Superligës. Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi kalendarin e javës së 23. Të dielën do të luhet Kukësi – Partizani, takimi i dy prej rivaleve direkte për titullin kampion të këtij viti.

Të kuqtë do të shkojnë në “Zeqir Ymeri” me moralin e fituesit të derbin e kryeqytetit. Pozita në vendin e tretë nuk pranohet nga skuadra e Starovës, i cili duke filluar që sot po mendon për të fituar këtë takim.

Ndërsa skuadra e Ernest Gjokës mund të vuajë presionin që vjen pas barazimit pa gola në fushën e Lacit.

As kuksianëve nuk iu vlen rezultat tjetër veç fitores, pasi në vendin e parë kërcënohen nga Skënderbeu me 2 pikë më pak dhe që të të shtunën do të luajnë një sfidë delikate kundër Vllaznisë.

Në përballjen e parë të sezonit Kukësi fitoi 1-0, të dyja barazuan në ndeshjen e fazës së dytë që u luajt në Elbasan.

25 Shkurt 2017

Luftëtari -Laçi /14:00 

Teuta-Korabi /14:00 

Vllaznia -Skënderbeu /17:00 

26 Shkurt 2017

Kukësi -Partizani /14:00

Tirana – Flamurtari /17:00