Këshilltarët e djathtë  në Këshillin bashkiak të mbështetur edhe nga forumi demokratik kanë zhvilluar një diskutim të hapur publik mbi ndikimin e planit të përgjithshëm vendor. Ashtu si edhe më herët, të djathit kanë shprehur qëndrimin e tyre për mungesë transparence në prezantimin e planit, ndërsa kanë shtuar se ka edhe shkelje ligjore.

Shtimi i ndërtimeve bazuar në planin urbanistik është hedhur poshtë nga bashkia e Tiranës, e cila shprehet se plani i ri parashikon 20% më pak ndërtim në total në qytet. Ndërtim në 5 qendrat e reja policentrike të Tiranës dhe në akset kryesore unazore dhe transversale të saj me qëllim optimizmin e infrastrukturës dhe përmirësimin e mobilitetit dhe lëvizshmërisë. Ndërkohë në reagimin e saj bashkia e Tiranës, i ka rikujtuar opozitës në këshill se të djathtët miratuan me votat e tyre dhe pa asnjë konsultim publik planin e vitit 2013, ndërkohë që plani i ri u miratua në këshillin bashkiak në dhjetor  pas një pune një vjeçare, administrata e Bashkisë dhe studio e mirënjohur Stefano Boeri Architetti ku u zhvilluan 3 dëgjesa, 24 takime publike dhe mbi 100 konsultime  me specialist.

Tv Klan