Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka sekuestruar 245.253 $, 280.000 lekë të reja dhe 110.000 €.

Kjo sasi parash ishte depozituar nga ortakët e një shoqërie, me inicialet B.Ç dhe D. C, në 3 banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për gjetjen e llogarive të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale./tvklan.al