Si të bëhesh trajner është një program i lojës online të futbollit Top Eleven. Një ndër provat që duhet kaluar është edhe konferenca e shtypit.

Organizatorët kanë vënë disa konkurrentë përballë gazetarëve në një simulim. Ata duhet të flasin si të jenë Jose Mourinho.

I përgjigjen pyetjeve nga më provokueset, dhe këtë duhet ta bëjnë me kompetencë.

Por kur përballë tyre është vetë Jose Mourinho, surpriza dhe habia janë të pashmangshme.

Portugezi ka përgëzuar disa prej tyre për aftësinë e treguar në këtë provë. TV KLAN