Rihanna dhe Cara Delevingne tërhoqën vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e së hënës, gjatë premierës së filmit Valerian and the City of a Thousand Planets në Londër. Por miqësia e ngushtë që kanë jashtë ekranit i dha mundësinë Cara Delevingne të bënte humor me paraqitjen e tyre në këtë shfaqje.

Modelja e mirënjohur 24 – vjeçare, që tashmë është kthyer në aktore, ndau me fansat në profilin e saj të Instagramit një foto gazmore, ku shfaqet duke parë dekolten e hapur të fustanit të kuq të Rihanna-s, i stiluar nga italiani Giambattista Valli.

Në fotografinë që shpërndau kishte vendosur një diçiturë në lidhje me praninë tërheqëse të Rihanna-s, ku shkruhej: “Cara na përfaqëson të gjithëve” dhe një emoji duke qeshur.

Ylli i R&B aktron përkrah Cara-s në filmin e ri Sci-Fi,  të drejtuar nga Luc Besson dhe ka pranuar që është impresionuar nga aftësitë e aktrimit të bukuroshes britanike. Gjithashtu më parë Cara ka komplimentuar Rihanna-n, duke thënë se ajo ka lindur për të aktruar./ tvklan.al