Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj, duke emëruar një ish gazetare 26-vjeçare si zëdhënëse. Rossiyana Markovskaya, e cila mban emrin e atdheut të saj, ka shkaktuar tashmë “tërmet” në rrjetet sociale.  

Markovskaya u emërua të premten zëdhënëse personale e ministrit rus të Mbrojtjes Sergej Shoigu. Ajo është një ish korrespondente lajmesh dhe tashmë Rossiyana ka marrë pseudonimin “Bukuroshja e Mbrojtjes” (“Oboronyasha” në rusisht).

Njerëzit nxituan për të kontrolluar profilin e saj në Facebook dhe Instagram, duke lënë komente të pakëndshme, por kishte edhe nga ata që vlerësonin zgjedhjen e ministrit.

Madje “Russia Today” shkruan se Rossiyana është bërë më popullore se Natalia Poklonskaya, një ish prokurore e Krimesë, e cila ka mbërthyer internetin duke u bërë e famshme edhe jashtë Rusisë për pamjen e saj./tvklan.al