Brenda datës 28 dhjetor të këtij viti te gjitha subjektet që u ofrojnë shërbime qytetarëve, duhet të instalojnë kamera sigurie në të kundër do të gjobiten.  Ministri i brendshëm Saimir Tahiri gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se firmosi urdhrin, i cili detyron të gjitha bizneset ,shkollat, institucionet, qendrat e banimit, taksitë, por edhe transportin urban të vendosin kamera sigurie, por dhe GPS  në varësi të rrezikut.

Të gjitha subjektet në varësi të detyrimeve do të vendosin kamera sigurie me rezolucion të lartë, por edhe kamera të posaçme të afta për identifikimin e targave.

Tahiri tha se kazinotë stadiumet, kinematë, sallat e koncerteve apo dhe diskot, duhet të nënkontraktojnë edhe shoqëri private të sigurisë. Për këmbimin valutor veç kamerave duhet të ketë ndarje me xham antiplumb, ndërsa bankat e nivelit të dytë duhet të sigurohen që të kenë sistem kafazesh për te parandaluar grabitjet.

Tv Klan

///

Ministri i Brendshëm paralajmëroi ndëshkime edhe për shoqërite private të sigurisë fizike ndaj të cilave përseriti kritikat.

Tahiri u shpreh se Ministria e Brendshme do të marrë çdo masë që këto kompani të pajisen me infrastrukturën e nevojshme e ti paguajnë punonjësit aq sa i detyron ligji.

– Subjektet që ruajnë magazinojnë lëndë të rrezikshme, radioaktive, shpërthyese, helmuese, djegëse, lëndë plasëse apo piroteknike, duhet të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë. Kamera për leximin automatik të targave, ruajtjen e të dhënave të targave të mjeteve. Të kontaktojnë shoqëritë private të sigurisë fizike.

– Subjektet që ushstrojnë aktivitete të transportit publik të udhëtarëve: nxënës, studentë, autobusë, taksi, duhet të instalojnë në automjete që shërbejnë në transportin e udhëtarëve sistem GPS. Të instalojnë në ambiente të brendshme sistem me kamera të sigurisë.

– Subjetet që disponojnë lojra fati apo kazino detyrohen të instalojnë kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe ruajtjen e tyre. Të instalojnë sistem me kamerat e sigurisë brenda mjediseve. Të pajisin punonjësit në hyrje të subjekteve me detektorë. Të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe të garantojnë instalimin e pajisjeve përmes të cilave hyrja e qytetarëve në kazino e lojra fati të bëhet vetëm përmes identifikimit të tyre me pasaportë apo kartë identiteti.

-Të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00- 06:00 detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë duke miratuar paraprakisht skemën e vendosjes së tyre nga komisariati përkatës.

-Subjektet që administrojnë ujësjellësat, detyrohen të kontratojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

-Institucionet arsimore publike private të të gjitha niveleve detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë në ambiente të brendshme në korridore dhe në perimetrin e objektit.

-Administratorët e stadiumeve, në kinema, në pallatet e sportit, salla koncertesh e muze detyrohen të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të instalojnë kamera të sigurisë së lartë

–Administratorët e bankave të nivelit të dytë detyrohen të instalojnë sisteme të kamera të sigurisë. Të pajisin punonjësit e policisë në hyrje me dedektorë. Të kontratkojnë polici private. Të lidhin sinjalin e alarmit me sallat e komandimit të policisë së shtetit. Të vendosin në hyrje të çdo banke sistem kafazesh për diversifikimin e hyrjes në mënyrë të kontrolluar.

–Subjektet e këmbimit valutor dhe ato të këmbimit e përpunimit të metaleve të çmuara detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të vendosin xhama antiplumb që ndan pjesën ku qëndron ai që ofron shërbimin me pjesën ku mbahen vlerat monetare dhe ku shërbehet klienti.

-Subjektet që administrojnë HEC, TEC publik dhe privat dhe nënstacione elektrike detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë dhe të kontratkojnë polici private.

-Administratorët e terminaleve te trageteve, aeroporteve, autobusëve, taksive e trenave, detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të instalojnë sistem me kamera të leximit automatik të targave të automjeteve dhe të kontrakojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Qendrat spitalore universitare dhe rajonale shëndetësore detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë dhe të kontrakojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Subjektet, publike apo private, që administrojnë kënde lojrash të mbyllura detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë

– Subjektet që kanë në pronësi qëndra tregtare detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë. Sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe të ruajtjes së tyre deri në dy muaj. Të kontratkojnë polici private. Të ndërtojnë një qendër kontrolli në ambientet e tyre e cila ka lidhje të drejtëpërdrejtë me policinë e shtetit dhe të përcaktojë një person përgjegjës që do të mbajë kontakt permanent me policinë e shtetit

-Administratorët e tregjeve publike e private detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

-Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend dhe që për realizimin e veprimtarisë së tyre në ekonomike në ambiente të hapura apo të mbyllura kanë mbi 50 punonjës detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Të gjithë subjektet që gjatë realizimit të aktivtetit të tyre financiar kanë një xhiro prej më shumë sesa 10 milionë lekë detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

– Administratorët e parkingjeve publike e private, të hapura apo të mbyllura, të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe ndërkohë të instalojnë dhe kamera memorizimi të targave e automjeteve në hyrje e dalje të automjetit.

-Institucionet shtetërore qëndrore, përjashtuar Gardën, policinë e shtetit, burgjet, bashkitë, dhe ato që kanë masa nga policia e shtetit, detyrohen që të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Pas dakordësimit me banorët e pallateve administratorët e çdo pallati në bashkëpunim me policinë e shtetit mund të marrë masa për instalimin e kamerave të sigurisë në çdo hyrje sipas analizës së rriskut nga policia e shtetit.