Të gjithë sytë nga trashëgimtarja e hoteleve



Paris Hilton, padyshim që shkëlqeu në një event të mbajtur sëfundmi në Hollywood. Bjondia e famshme dukej mahnitëse. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të mbuluar nga kristalet, që e kishte kombinur me një varëse rreth qafës.

Trashëgimtarja e hoteleve shoqërohej nga i dashuri i saj, modeli Chris Zylka. Ky i fundit, mbante veshur bluzë të zezë, pantallona xhins dhe atlete të zeza.

Dyshja u shfaq gjatë gjithë kohës në krah të njëri – tjetrit, tepër të dashuruar.

Megjithatë, të gjithë sytë ishin përqendruar tek Paris, e cila tregoi figurën e saj të shkëlqyer dhe joshëse. Krahas partnerit, ajo shoqërohej edhe nga miq dhe figura të tjera famshme.

Paris dhe Chris janë bërë të pandarë javët e fundit dhe nuk kanë nguruar të ndjanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale pushimet romantike dhe mbresëlënëse./tvklan.al

Kategori
FotogaleriShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione