Kur vjen puna për të tërhequr vëmendjen, ajo di gjithnjë si t’ia dalë mbanë.

Megjithatë, këtë herë Rihanna dukej edhe më e mrekullueshme teksa u shfaq me një fustan të kuq elegant.

28 – vjeçarja u fotografua në rrugët e New York. Ajo dukej tepër elegante dhe tërheqëse, ndërsa e kishte kombinuar veshjen me një pelush, ndërsa ajo që padyshim binte në sy ishte modeli i flokëve.

Rihanna i zbuloi flokët e saj të reja me rasta në Instagram të hënën, në nder të yllit të muzikës reggae, Bob Marley./tvklan.al