Ditën e hënë në orën 16:05 do të nisë seriali më i ri në Tv Klan. “Nënë” është një ndër serialet më të suksesshëm të 2017-ës, një dramë rrëqethëse për një grua të rritur jetime.

Dhe një vogëlusheje engjëllore, por që keqtrajtohet në shtëpi.

Zejnep e rritur e vetme pa nënën e saj që e urren, miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur, e cila fsheh brenda një drame të madhe.

Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo behet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. Ajo duhet të behet shpëtimtarja e Melek duke u bërë nëna e saj.

A do te arrijë Zejnep të ndryshoje jetën e Melek?

Me aktoren e famshme Cansu Dere (e njohur në Shqipëri si Ejshani e serialit Ezel), një serial që të emocionon.

Zejnep është një grua me një fëmijëri të hidhur dhe e ndjere gjithmonë vetëm. Ajo është braktisur nga nëna e saj Gonul, kur ishte 5-vjeç. Me pas Zejnep u adoptua nga një grua e pasur Xhahide. Nëna e vërtetë e Zejnep, u burgos pasi vrau bashkëshortin e saj, kur Zejnep ishte fëmijë. Edhe pse Xhahide e ka rritur dhe dashur Zejnepin si vajzën e saj, Zejnep u rrit krejt e vetme dhe me peshën e të qenit gjithmonë një jetime.

Pas diplomimit ne kolegj, Zejnep dëshiron të bëjë një master për fotografi. Teksa i duhet të prese burokracirat për dokumente, ajo pranon një punë të dytë si mësuese filloreje. Një profesion që ajo nuk e kishte për zemër, nisur nga natyra e ftohte dhe jo e afërt me të tjerët. Gjithsesi jeta e saj ndryshon përgjithmonë, kur takon ne klasë të voglën Melek.

Melek është një vajzë engjëllore, e bindur, e qeshur edhe pse në shtëpi ajo është e dhunuar fizikisht dhe emocionalisht nga e ëma dhe i dashuri i saj. Një natë teksa Zejnep duhet të largohet, zbulon se vogëlushja Melek është braktisur në plehra. Një dramë dhe dhimbje shume e madhe, e cila ndryshon rrugën e jetës për Zejnep. Ajo duhet te jetë shpëtimtarja e Melek dhe të bëhet “nëna” e saj…/tvklan.al