Premier League nuk është më kampionati që shumë vite më parë përbëhej nga lojtarë britanikë. Në këtë sezon janë 290 të huajt të cilët aktivizohen me skuadrat angleze, sipas vëzhgimit të gazetës “Daily Mail”.

Ata vijnë nga 56 vende të ndryshme të botës. Ata me prejardhje shqiptare aktivizohen me përfaqësueset e Zvicrës dhe Gjermanisë. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi tek Arsenal, Xherdan Shaqiri te Stoke City e Florent Hadergjonaj me Huddersfield.

Vendet me më shumë futbollistë janë Spanja me 31, Franca me 25 apo Hollanda me 22. Në listë janë edhe shtete të dëgjura aspak si Kuaraçao, një ishull në detin e Karaibeve. 

Tv Klan