Dilema është një nga gjendjet me të cilën njeriu post-modern përballet thuajse gjithë jetën e tij. Dhe në një shumësi dilemash, njëra prej tyre është pyetja që shpesh herë i drejtojmë vetes, të jetosh në çift apo i vetëm? Mbi këtë pyetje është ndërtuar edhe “Lulet e Dimrit” nga dy artistët, Roberto Nuha dhe Rosella Pelliciotti, të cilët do të kërcejnë koreografinë e krijuar nga vete ata.

“E reja e “Lulet e Dimrit” dhe që përbën një formë të re të zhvillimit të artit bashkëkohor në vendin tonë, është përdorimi i projeksionit, në simbiozë me koreografinë.

“Shfaqja është origjinale në çdo elementë që do të luhet në skenën e teatrit “Metropol”. Bledi Boraku dhe Mardi Lleshi, njëri në kitarë e tjetri në violonçel, do të mishërojnë dilemën “Të jesh çift apo i vetëm” me tinguj që do të improvizohen aty për aty”.

Nesër dhe të dielën, “Lulet e Dimrit” presin spektatorin e tij, në një shfaqje që më së shumti përjetohet./TV KLAN