Duhet ta kuptoni, nëse i ofroni para policisë ju arrestoheni. Gjatë kësaj jave 8 persona janë arrestuar pasi i kanë ofruar ryshfet policisë. Nga këta; 6 janë arrestuar nga policia rrugore 2 të tjerë nga Policia Kufitare.

Drejtuesit kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e policisë Rrugore për t’i shpëtuar masës administrative për shkeljen e konstatuar, kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit.

2 personat e tjerë janë arrestuar nga Policia Kufitare pasi janë kapur në kufirin e gjelbër, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim që këta të fundit t’i lejonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme./tvklan.al