Te Kukësi besojnë se do t’ia dalin të kalojnë në turin e tretë të Champions League. Sheriff Tiraspol është studiuar nga lojtarët dhe stafi teknik dhe të mëkurën duan të bëjnë përmbysjen pas humbjes 1 – 0 në takimin e parë.

Ernest Gjoka (Trajner i Kukësit)

Të mundohemi të bëjmë të pamundurën të mundur. Duhet të besojmë fort që mund ta kalojmë, duhet të arrijmë që të shënojmë që të bëjmë diferencën. Të ruajmë ritmin e ndeshjes së parë.

Kampionët e Shqipërisë janë përgatitur për çdo të paparitur, madje edhe për penalltitë, por kërkojnë që shënojnë sa më shpejt golin.

Rrahman Hallaçi (Kapiten i Kukësit)

Tani duhet të gjejmë forcat dhe të bëjmë një ndeshje sa më dinjitoze. Na duhet një gol që të hyjmë në lojë dhe të jemi të barabartë dhe më pas të kërkojmë një tjetër gol.

Enea Koliçi (Portier i Kukësit)

Do isha dyfish i lumtur nëse do të kisha paraqitjen e ndeshjes së parë, por duhet të luajmë si grup që të arrijmë objektivin.

Takimi Kukësi – Sheriff Tiraspol do të luhet të mërkurën në orën 19:30 në Elbasan Arena. ekipi që do të kualifikohet do të përballet me Qarabag të Ansi Agollit.

Tv Klan