Te Kukësi nuk ka probleme të brendshme. Trajneri dhe menaxheri i klubit dolën në një konferencë të përbashkët për të treguar se nuk kanë mosmarrëveshje.

Naim Halili, menaxher i Kukësit:

“Unë ja kam propozuar vetë presidentit trajnerin, por kur nuk ka rezultate. Unë i pari ndihem keq”.

Synimi mbetet titulli kampion, madje edhe trofeu i Kupës së Shqipërisë, por pranohen edhe disa gabime në mekato që do të korrigjohen në janar.

Naim Halili:

“Kam gabuar te 2 ose 3 lojtarë. Nuk do të ketë ndërhyrje të mëdha në Janar. Tregu shqiptar nuk ka ato që kërkon trajneri dhe do të shikojmë jashtë”.

Trajneri Mladen Milinkoviç beson se rikthimi i rezultateve do të sjellë edhe harmoni.

Mladen Milinkoviç, trajner i Kukësit: “

Nuk e prisnim që pas 14 javësh të ishim në këtë pozicion. Për sa i përket rezultateve, fajin e kanë stafi dhe lojtarët nuk na e kanë të tjerët. Në situata të tilla ilaci më i mirë janë disa fitore radhazi”.

Milinkoviç tha se ka besim te lojtarët që ndoshta nuk kanë shprehur cilësitë e tyre për shkak të formës. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Teutës të dielën në Durrës.

Tv Klan