Një palë vathë diamanti janë shitur në një ankand në Gjenevë të Zvicrës për shifrën rekord të 57.4 milionë dollarëve.

Vathët në formë dardhe, të quajtur Apollo dhe Artemis, janë pothuajse 16 karatë secili.

Gurët e përsosur, të nxjerrë nga minierat në Afrikën e Jugut, janë në ngjyrat pink (Artemis) dhe blu (Apollo).

Shefi i ankandit Sotheby, David Bennet tha se “këto janë në vetvete shumë gurë të rrallë, por të marrë sëbashku janë të paprecedentë dhe absolutisht mahnitës.”

Vathët u blenë nga një blerës anonim, sipas “BBC”, por do të mbahen sëbashku.

Megjithëse të ngjashëm, Apollo dhe Artemis kanë një ndryshim të madh. Apollo u shit për 42.5 milionë dollarë ndërsa Artemis për 15.5 milionë dollarë.

Arsyeja pse Apollo kushton shumë më shtrenjtë është se është më i rrallë.

Megjithëse u shitën për një “mal” me para, vathët u shitën për disa milionë më pak se vlerësimet e para për 70 milionë dollarë./tvklan.al