“Të mëdhenjtë” – debitorët më të mëdhenj

Përveç kredive të këqija, VIP-at kanë 40% të borxhit tatimor


Bizneset e mëdha kanë 220 milion euro borxhe në administratën tatimore, duke zënë afro 40% të të gjithë shumës që ka lista e debitorëve në drejtorinë e tatimeve.

Këto detyrime janë krijuar nga vetëm 74 shoqëri, mes 18 500 ndërmarrjeve që janë publikuar në listën e nxjerrë në faqen zyrtare të tatimeve.

Borxhi dominohet nga kompanitë, të cilat operojnë në fushën e naftës, ku edhe pse mbi to është vendosur masa e sekuestors, ende nuk është arritur të mblidhet shuma pasi një pjesë e mirë e firmave ndodhen në procese gjyqësore për të shpallur falimentin, e një pjesë tjetër e kanë ankimuar vlerësimin e drejtorisë së tatimeve.

Të dytat në radhë për detyrimin më të madh janë shoqëritë e ndërtimit e më pas kompanitë e sektorit energjitik.

Një listë e ngjashme e koorporatave të mëdha që kanë para të marra hua në banka, e janë futur në listën e kreditorëve të këqinj ndodhet edhe në Bankën e Shqipërisë.

35 kompani zënë 65% të totalit të kredive me probleme, shumë kjo e barazvlefshme me 500 milion euro. Deri tani detyrimet e bizneseve VIP janë duke arritur 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*