Përfaqësuesit e bizneseve janë kundër paketës fiskale që parlamenti miratoi në parim të enjten e shkuar, në disa pika. Dhoma Amerikane kërkon që kufijtë e taksave të mos ndryshojnë kaq shpesh, dhe në rastin e përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar të vendoset në ligj dhe jo me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa Dhoma Shqiptare u shpreh kundër kësaj nisme.

Nikolin Jaka kërkoi që edhe taksa e pronës për shtëpitë e para të mbetet zero, dhe të tatohen banesat e dyta. Ai ishte kundër edhe vendosjes së penalitetit 30% të vlerës së ndërtesës nëse nuk respektohen afatet e përfundimit të saj.

Në fund, përfaqësuesit e biznesit amerikan patën një lutje për qeverinë:

“Lutemi të mbahen premtimet e bëra në programin elektoral”

Gjatë fushatës  u premtua se ulja në 6% tatimin e dividentit dhe në 18% taksën për pagat e larta.

Komisioni i Ekonomisë vendosi që të përjashtojë nga tatimi mbi pronën të gjtiha kategoritë të cilët definohen si shtresa në nevojë, ndërsa për kategoritë e aftësisë së kufizuar do tw vendosin bashkitw.

Por fatura që do t’i zbritet buxhetit nga përjashtimi i këtyre kategorive, do t’i shtohet biznesi. Tashmë shkalla tatimore për veprmitaritë ekonomike do të ndryshojë nga 0.15% të vlerës së pronës në projektligjin fillestar, në 0.2%.

Komisioni vendosi që në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, të favorizojë me taksë 5% vetëm hotelet dhe resortet me 5 yje, ndërsa ato me 4 dhe 5 yje përfitojnë nga paketa 0 taksë në infrastrukturë dhe tatim mbi fitimin.

Tv Klan