Detyrimet më të mëdha në administratën tatimore e doganore zihen nga një numër i kufizuar kompanish, të cilat kanë rritur me qindra milion dollarë borxhin pranë autoriteteve fiskale.

Televizioni Klan ka siguruar listën e kompanive që kanë detyrimet më të mëdha në administratën doganore. 21 shoqëri kanë 72% të totalit të borxhit doganor, të cilat i korrespondojnë një vlere prej 178 milion dollarësh, nga 240 milion në total që është e gjithë shuma. Pjesa e mbetur ndahet mes 4 200 subjekteve të vogla dhe individëve.

Ne memon e hartuar nga drejtoria e përgjithshme e doganave thuhet se shuma e detyrimeve është rritur ndjeshëm në 4 vitet e fundit, por kulmin e ka patur në 2015-tën. Shkak për këtë listohen shkeljet në mallrat e akcizës, krijimi i skemave të evazionit përmes ndërtimit të magazinave virtual dhe kontrabandës.  

6 korporata në fushën e naftës kanë pjesën më të madhe të detyrimeve, dhe zënë më shumë se 50% të këtij borxhi. Më pas në vend të dytë janë kompanitë e lojërave të fatit, ndërtimit dhe ato të tregtisë dhe medias.

Drejtoria e Doganave shprehet se në shumë raste detyrimet janë të mbuluara edhe me tituj ekzekutivë por arkëtimi i të ardhurave deri tani ka qenë i papërfillshëm për shkak se llogaritë e firmave janë bosh dhe nuk kanë pasuri të patundshme për tu sekuestruar.  E njëjta dukuri e të mëdhenjve që nuk paguajnë paratë ndodhi edhe industrinë bankare edhe, ku 35 korporata kishin 60% të huave të pakthyeshme. Një pjesë e emrave të kësaj liste rezultojnë edhe kreditorë të këqij. /Tv Klan