Është e njohur se në qoftë se hamë çdo lloj peshku dy herë në javë ul rrezikun e sëmundjeve të shëndetit. Mos ndodh kjo sepse zëvendëson mishin, apo është një tjetër arsye?

Shumë lloj peshqish, veçanërisht ata me mish të errët, si salmoni, janë të pasur në acide të ngopura e të shëndetshme, por kjo nuk është arsyeja e vetme pse duhet të hamë peshk. Ngrënia e peshkut 2 herë në javë, i jep trupit tonë vitaminat A, B, D dhe shumë minerale si hekuri, seleniumi dhe zinku.

Gratë shtatzëna sugjerohet të hanë shumë peshk, që i vogli i tyre të jetë sa më i shëndetshëm.

“Peshku ka shumë pak yndyrë, kolesterol dhe më pak proteina se mishi”, thotë Jennifer McDaniel, një dietologe.

“Hekuri që gjendet në ushqimin e detit, thithet më shpejt nga trupi sesa hekuri nga hekuri nga burimet e tjera. Kockat e vogla të sardele janë burim i mirë kalciumi”, shtoi ajo.

Studime të shumta kanë vërtetuar se personat që hanë peshk rregullisht, ka më pak gjasa të vuajnë nga ataku në zemër, se sa ata që nuk hanë fare, ose që hanë një herë në muaj./tvklan.al