5

As ai vetë nuk e kishte besuar se do të ngiste motocikletën mbi dallgë. Por mrekullia ndodhi dhe australiani Robi Madison ia doli të vallëzojë mbi dallgët e Tahitit.

Video e postuar prej tij në Youtube titullohet “Ëndrra në diell” dhe nis me garën e motorrave në një pyll tropikal Këtu ka shumë adrenalinë, por asgjë për t’na lënë gojëhapur.

34 – vjecari del nga pylli dhe i drejtohet oqeanit dhe nis të bëj sërf mbi sipërfaqen e ujit. Fillimisht e qetë, por më pas ai nisë të luajë me dallgët. Për “Surfer Magazine” ai tha: “Nuk mendoj se fotot apo videot tregojnë se si është të bësh moto-sërf. Ju nuk mundët të shihni kur një dallgë erdhi pas meje. Sinqerisht në atë moment mendova; ky është fundi i jetës sime. Kurrë se kisha menduar, por mu duk se kisha zgjedhur vendin dhe kohën e gabuar. Ishte nje eksperiencë, shumë pranë vdekjes”.

Për të arritur në atë që e mediat e cilësuan një çmenduri, Madison iu deshën dy vjet.

Tv Klan