Një punonjës, teksa po merrej me riparimin e një banke në Corpus Christi të Teksasit, e gjeti veten të bllokuar brenda bankomatit.

Në pamundësi për të njoftuar dikë për ta nxjerrë prej kutisë së bankomatit, pasi kishte lënë telefonin në automjet, ai thërriste për ndihmë, por përdoruesit vazhdonin tërheqjen e parave sepse mendonin se ishte shaka.

Ndaj personi i bllokuar shkruajti në një faturë të bankomatit: “

Ju lutem më ndihmoni, kam ngecur këtu dhe nuk kam telefonin.”

Mesazhi përfshinte edhe numrin e telefonit të punëdhënësit, të cilin kërkonte ta njoftonin.

Policia mendoi se ishte një rreng përpara se të shkelmonte derën për ta nxjerrë punonjësin, i cili u lirua pasi kishte kaluar më shumë se dy orë brenda bankomatit të Bankës së Amerikës.

“Sigurisht që kur dëgjohet një zë i vogël që vjen nga bankomati, të gjithë mendojmë se kjo është një shaka, duhet të jetë një shaka”,

tha oficeri i policisë, Richard Olden.

Oficeri Olden shtoi për mediat lokale:

“Të gjithë janë mirë, por nuk do të shihni kurrë në jetën tuaj të ngecë një person branda bankomatit, ishte thjesht çmenduri.”

/tvklan.al