Policia italiane në Forli e Çesena ka arrestuar katër shtetas shqiptar për mbajtje dhe shitje droge në provincat e Rimini e Ravenas. Atyre iu sekuestrua rreth 6 kilogramë kokainë, 54 mijë euro, 2 kilogramë marijuanë dhe 200 gramë hashash si dhe material për përgatitjen dhe paketimin e drogës.

Vlera monetare e drogës nëse do të hidhej në treg është më shumë se 1 milion euro. Një pjesë e drogës u gjet në një automjet, ndërsa tjetra në banesën e shqiptarëve.

Të katërt kishin rënë në sy të agjentëve të policisë pasi duke qenë pa punë, bënin jetë luksoze dhe pjesën më të madhe të kohës e shpenzonin në sheshet kryesore të zonës ku jetonin./ tvklan.al