Muzeu nuk është vetëm një institucion, i cili ruan dhe ekspozon të kaluarën, por ai duhet ti shërbejë edhe njerëzve që mes tyre të ndërtojnë marrëdhënie të paqëta. Shqipëria përbën një nga shumë vende kur ngjarjet e së kaluarës ngjallin debat e kundërshti.

Nisur nga kjo e dhënë, tema e ditës ndërkombëtare të muzeve kërkon të nxjerrë nga arkivi të pathënat e historisë përmes dokumenteve, dëshmive origjinale apo objekteve të kohës. Në rastin e Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar, nuk kemi të bëjmë me një temë që shkakton debat, por nxjerrja nga fondi dhe restaurimi i 19 objekteve të pa – ekspozuara. 19 thesare të arta e argjendta fetare nga shekujt XVII – XVIII, për restaurimin e të cilave u kujdes Frederik Stamati.

Vizitimi i tyre që sjellin mjeshtërinë e argjendarëve të kohës në gdhendje, kërkon pak përpjekje. Ecuria e punimeve bën që edhe hyrja e Muzeut Historik Kombëtar të jetë gjithnjë një tjetër.

/Tv Klan