Ato ndoshta mund t’iu vënë emra, t’iu tërheqin nga flokët, apo t’iu “vjedhin” gjërat tuaja.

Por të paturit e një motre ose vëllai bën mirë për shëndetin, sipas një studimi.

Lindja e një vëllai ose motre, sidomos kur fëmija është mes moshës dy dhe katër vjeç, nuk përbën rrezik që ai të preket nga obeziteti në moshën 6 – vjeçare ( moshë e cila preket më shumë nga kjo sëmundje), sipas studimit.

Nga ana tjetër, fëmijët të cilët nuk kanë një vëlla ose motër kanë tre herë më shumë gjasa për tu prekur nga obeziteti në këtë moshë.

vella 2

Në bazë të këtij studimi prindërit mund të ndryshojnë dietat e fëmijëve të tyre në momentin që ata sjellin në jetë një fëmijë tjetër, sepse nëse më parë fëmija i tyre shpenzonte kohën duke parë televizor , tashmë ata do të shpenzojnë kohë duke luajtur me ta.

Për të arritur në këto përfundime u morën në studim 697 fëmijë në të gjithë SHBA –në.

Studimi i ishte i pari sa i përket indeksit të masës trupore lidhur me ndikimin e një motre osë vëllai.

Autorja kryesore e studimit , Dr. Julie Lumeng, pediatre në Universitetit e Michigan –it, tha:

“Studimet tregojnë se të paturit e vëllezërve dhe motrave më të vogla, në  krahasim me të paturit e vëllez

ë

rve dhe motrave më të mëdha, ose me mos të paturit fare, lidhet me një rrezik më të ulët për të qenë mbipeshë.”/tvklan.al