Kalifornia veriore vazhdon të jetë nën rrezikun e zjarreve që po përhapen me nje ritëm të shpejtë, duke shkatërruar më shumë se 3500 shtëpi dhe djegur më shumë se 68 mijë hektarë.

Kjo grua është një nga 20 mijë të mbijetuarit e zjarreve. Corinna Fernandez, bashkë me familjen e saj janë kthyer në pronën e tyre për të parë atë që ka mbetur pasi flakët përpinë lagjen Coffey Park, në Santa Roza.

“Shfarosje masive. Çdo gjë e humbur. Nuk na ka mbetur më asgjë. Të shohësh familjen tënde të humbasë çdo gjë para syve të tu, me pamundësinë për të bërë diçka, është e tmerrshme.”

Këto janë fjalët e Corinna-s, teksa mundohet të shpëtojë cfarëdo ka mbetur, nga rrënojat e shtëpisë së saj.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta