Restaurimi i monumenteve të kulturës është një nga veprimtaritë sistematike, por që pas vitit 1990 nuk është edhe aq.

Nuk janë të pakta rastet kur ndërhyrjet restauruese në objektet e kategorisë së parë, të dytë dhe historike janë quajtur nga specialistët e trashëgimisë kulturore jo cilësore. Njëri prej tyre është profesor Pirro Thomo që problemin kryesor e sheh te njohuritë e restauruesve.

“Dy komponente shumë të rëndësishme që është njohja e historisë së arkitekturës shqiptare dhe njohja e teorive të restaurimit, ka munguar për një kohë të gjatë. Filloi që të aplikohej prapë kjo metodë e vjetër që kishim”.

Problematikat kryesore mbeten:

“Ndërhyrje të cilat nuk kanë respektuar vet materialin origjinal. Mbushja e hapësirave të gurëve me llaç të freskët. Teprimi në këtë gjë ka sjellë një tjetërsim të pamjes, formës”.

Për këto arsye për 11 ditë, në Tiranë e më pas në Voskopojë, dy profesorët, Pirro Thomo dhe Lorenzo Jurina nga Universiteti Politeknik i Milanos, do t’ia përçojnë dijet e tyre mbi metodat përforcuese dhe teknikat e muraturave në ndërtesat historike, 20 restauruesve.

Tv Klan