Konfindustria ka publikuar një raport për “Economic Policy Challenges” ku shprehet se të rinjtë në Itali i kushtojnë shtetit rreth 1% të GDP-së.

Të rinjtë italianë konsiderohen si

“thembra e Akilit për sistemin social dhe ekonomik italian.” 

Numri i të rinjve në Itali përllogaritet rreth 10%-17% më e ulët se mesatarja e Eurozonës. Kjo vjen për shkak të rritjes së emigracionit, e cila llogaritet t’i kushtojë Italisë rreth 14 miliardë euro, e barasvlefshme me 1% të GDP-së.

Në vitin 2015 kanë emigruar 51 000 persona nën moshën 40 vjeçare, shifër e cila ka ardhur në rritje që prej 2008-s.

Sipas Konfindustrias, Italia duhet të mbajë të njëjtin ritëm të rritjes ekonomike duke qenë se kanë humbur shumë terren duke patur një boshllëk të madh me vendet e tjera të Eurozonës.

GPD-ja në vendet e Eurozonës është rritur me 24.4% në vendet e Eurozonës, që prej vitit 2000, ndërsa në Itali ka qëndruar pothuajse e njëjtë, 0.8%.

Ky shqetësim u komentua prej Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Pier Carlo Padoan. Sipas tij, vendi ka nevojë të mbështesë sipërmarrësit që të mos humbasin besimin për të investuar.

Konfindustria në raportin e saj shkruan se borxhi i Italisë në vitin 2017 ka qenë 132.6% ndërsa në vitin 2018 është ulur në 131.8 %./tvklan.al