Disa të shtëna me armë zjarri në stabilementin e skive të Bjelasicës në Kolashin të Malit të Zi kanë alarmuar këtë këtë shtunë pushuesit e shumtë. Qindra turistë mes të cilëve dhjetra shqiptare, të cilët kishin zgjedhur resortin e njohur turistik të Malit të Zi për të kaluar fundjavën, janë tmerruar kur janë gjendur shumë pranë krismave të armëve në atë që supozohej të ishte oazi i qetesisë për ditën e tyre të pushimit.

Dhjetra fëmijë gjithashtu ishin shumë pranë ngjarjes, që për fat përfundoi pa viktima, por që mbeten të traumatizuar nga të shtënat e shumta. Kompanitë turistike shqiptare e kanë resortin e skive në Kolashin si deatinacion kryesor të programeve të tyre të dimrit, por ngjarja e mesdites së të shtunës ku vetë punonjes të restortit të skive qëlluan në ajër me armë në mes qindra turistëve dhe fëmijëve mund të ndikojë ne të ardhmen.

Pushues në vendin e ngjarjes thanë se dy punonjës të sigurisë ndërhynë në kohë duke neuralizuar personin që qëllonte me armë në ajër. Vetë policia malazeze hyri me vonesë në veprim. Pas kësaj ngjarjeje qindra turistë u larguan të trembur dhe në kaos të plotë.

Tv Klan